Sulmuesi suedez i Arsenal, Viktor Gyökeres, ka paralajmëruar një përballje shumë të fortë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të UEFA Champions League kundër Atlético Madrid.
Takimi luhet nesër në “Emirates Stadium”, derisa rezultati nga ndeshja e parë është 1-1, shkruan Arbresh.info.
Në konferencën për media para ndeshjes, ai theksoi se dueli do të jetë po aq i vështirë sa ai i pari në Madrid.
“Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu si ajo që luajtëm në Madrid. Atletico është një ekip i madh, me shumë cilësi në sulm. Janë shumë të rrezikshëm dhe ne duhet të mbrohemi mirë. Duhet ta arrijmë këtë në fushë. Do të ishte shumë bukur të siguronim kualifikimin para tifozëve tanë dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme”, deklaroi Gyökeres.
Gjysmëfinalja e dytë luhet nesër me fillim nga ora 21:00, ku pritet të përcaktohet finalisti i parë i eventit më të madh sportin në nivel skuadrash.
Arsenali mungon në një finale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2006, kur u mposht nga Barcelona, kurse Atletico finalen e fundit e zhvilloi në vitin 2016 ku po ashtu ishte mposhtur nga Real Madridi pas penalltive.
Kujtojmë se këto dyja skuadra nuk e kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...