Në seancën e kolegjit në Gjykatën e Apelit, janë duke u dëgjuar ankesat e palës mbrojtëse të katër aktivistëve te lëvizjes vetëvendosje të cilët u shpallën fajtor për sulm ndaj kuvendit.
Avokati i të dënuarit Frashër Krasniqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të dënuarve, raporton arbresh.info
“Ne besojmë së ju e keni rastin ta përmirësoni padrejtësinë që e ka bërë Gjykata Themelore. Propozojmë që të nxjerrni aktgjykim lirues. Propozoj që ndaj klientit tim dhe të tjerëve që nga sot tu ndërpritet masa e dënimit.”
Pas fjalës së avokatit, i dënuari Frashër Krasniqi tha se ky ka qenë një vendin krejtësisht politik.
“Çdo dëshmi e çdo dëshmitari është i ndikuar nga policia sipas vetë deklaratës së dëshmitarit. Provat e dëshmitarëve të gjitha janë të pabesueshme”, tha mes tjerash Krasniqi.
E avokati i Egzon Halitit, Emrush Kastrati para trupit gjykues shpalosi disa fakte dhe kërkoi të të ndërrohet trupi gjykuese, sepse sipas tij janë të ndikuar politikisht.
Seanca është duke vazhduar ende./Arbresh.info/
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali