Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë, si dhe për javën e 18-të në Ligën e Parë, kategori kjo e cila e fillon stinorin pranveror këtë fundjavë.
Në elitë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndonëse në këtë kampionat këto skuadra kanë synime të kundërta, njëra lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, e tjera për titullin e kampionit.
Me interes pritet edhe dueli ndërmjet Besës dhe Trepçës’89, duke pasur parasysh faktin se skuadra pejane në stinorin pranveror ka hyrë shumë më e organizuar. Ndërkohë, Feronikeli para tifozëve të vet e pret Flamurtarin, skuadra këto që stinorin pranveror e nisën me humbje.
E diela sjell dy sfida tjera joshëse. Gjilani do të jetë mikpritës i Lirisë, derisa Llapi do të ballafaqohet me Dritën, në njërën prej ndeshjeve më rivalizuese të kësaj jave. E java e 20-të do të përmbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës.
Vala Superliga – Java e 20-të
E shtunë, ora 13:00
Vëllaznimi – Prishtina
Besa – Trepça’89
Feronikeli – Flamurtari
E diel, ora 13:00
Gjilani – Liria
Llapi – Drita
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...