Çdo vit rreth botës, rreth 2.6 milionë foshnje vdesin brenda muajit të parë të jetës – dhe disa vende shohin më shumë nga ato vdekje tragjike sesa të tjerët.
Një raport i publikuar UNICEF rendit vendet sipas normave të vdekshmërisë të të porsalindurve në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info
Raporti gjeti se vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë së porsalindurve ishte Pakistani, ku vdesin një në çdo 22 fëmijë para se të mbushin një muaj.
Vendi me shkallën më të ulët të vdekshmërisë së porsalindur ishte Japonia: vetëm një vdekje në çdo 1,111 lindje, raporton CNN.
Një foshnje e lindur në Pakistan ka pothuajse 50 herë më shumë gjasa të vdes gjatë muajit të parë sesa një foshnje e lindur në Japoni – ose Islandë, e cila renditet e dyta për shkallën e ulët të mortalitetit, ose Singapori, i cili renditet i treti me shkallën më të ulët, sipas raportit.
Më poshtë keni listën e dhjetë vendeve që kanë shkallën më të ulët të vdekshmërisë së foshnjave:
Japonia
Islanda
Singapori
Finlanda
Estonia
Qipro
Koreja e Jugut
Norvegjia
Luksemburgu.
Përktheu: Arbresh.info
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...
Stanislav Petkov është goditja e radhës e Ballkanit
Osmani takoi Kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Aksion policor në shkollat e Vushtrrisë, sekuestrohen thika ...
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Pri...