Një mësuese dhe i dashuri i saj u detyruar të largohen nga një fluturim i Emirates për në Dubai, pasi një stjuardesë e dëgjoi atë të ankohej për dhimbje stomaku të shkaktuara nga periodat.
Beth Evans dhe Josh Moran u hoqën nga fluturimi që do të nisej nga Birmingemi vetëm disa minuta para nisjes, transmeton portali arbresh.info

Çifti tha se stjuardesa e dëgjoi Evans teksa po i tregonte të dashurit të saj se po vuante nga dhimbjet e ciklit menstrual dhe nisi ta pyeste atë.
Ekipi i Emirates vendosi që zonja Evans kishte nevojë për ekzaminim mjekësor para se ta lejonin atë në fluturimin shtatë-orësh.
Por kur mjeku nuk ishte në dispozicion, çiftit iu është dashur të largohet nga avioni A380 menjëherë.
Linjat ajrore mund të refuzojnë të bartin pasagjerë me gjendje që mund të përkeqësohet apo të ketë pasoja serioze gjatë fluturimit./Arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...