Manchester United dëshiron të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Toni Kross.
Trajneri portugez, Jose Mourinho, është në kërkim të një mesfushori, pasi që në fund të sezonit mesfushori anglez, Michael Carrick, do të pensionohet.
Sipas “The Indepedent” Manchester United e ka bërë synim gjermanin e Real Madridit, Toni Kross, transmeton arbresh.info.
Kross në dy vitet e fundit konsiderohet si më i miri në pozitën e tij, dhe Mourinho mendon se do ta ndihmojë shumë francezin, Paul Pogba, me transferimin e Krossit.
Kross ishte kërkuar edhe më herët nga United, në vitin 2014 por në fund kishte vendosur për klubin madrilen.
Besohet se ‘djajtë e kuq’ do të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit gjerman. /arbresh.info/
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës