Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic, është i befasuar me stërvitjet intenzive të Leo Messit në palestër.
Ish anëtari i Sevillas e pranon se kurrë nuk e ka parë Messin në këto vite të stërvitet kaq shumë sikur tani.
Kjo sipas tij është edhe forma e mirë që po kalon argjentinasi.
“Si është Messi? Ai është shumë i fokusuar, po punon shumë. Asnjëherë nuk e kam parë në këto vite të shkojë dhe stërvitet në këtë mënyrë në palestër. Ai po stërvitet 100 për qind dhe kjo po shihet”, tha Rakitic gjatë konferencës për media.
Messi nesër do të ketë një përballje shumë të vështirë, kur Barcelona do të takohet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve, skuadër të cilës nuk i ka shënuar kurrë, ani pse ka luajtur tetë ndeshje kundër tyre. /arbresh.info/
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...