Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel tha se bota është në buzë të humnerës dhe se retë e rrezikut janë shpërndarë kudo.
“Besueshmëria e përgjegjshmëria janë bërë virtyte të rralla në politikën ndërkombëtare. Ne nuk jemi më të sigurtë nëse e njohim Amerikën tonë”, tha Gabriel.
Gjithashtu, një raport i ri për sigurinë i titulluar “Deri në humnerë – dhe prapa kthehu?” konstaton një rritje të pasigurisë. Në parathënien e tij kryetari i konferencës së Mynihut Wolfgang Ischinger shkruan se vitin e kaluar bota ka qenë shumë më pranë konfliketeve të rënda të armatosura.
Ischinger u referohet raporteve të rrezikshme mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, rivalitetit në rritje midis Arabisë Saudite dhe Iranit e tensioneve të larta midis NATO-s dhe Rusisë në Evropë.
Në raport thuhet se SHBA-ja po tërhiqet nga roli i udhëheqësit. Ajo tregon pak interes në ndërtimin e institucioneve rajonale apo globale që vendosin rregulla për formësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Eksperti i politikës së jashtme amerikane, G. John Ikenus citohet të thotë kombi më i fuqishëm në botë ka filluar të sabotojë rendin që ka krijuar vetë./tch/
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...