Sot në Prishtinë është duke qëndruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ajo para pak çastesh ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Rita gjatë kësaj konference ka thënë se po të kishte mundësi do t’i takonte të gjithë shqiptarët dhe të mbante një koncert në Kosovë.
“Doja që të mbaja një koncert këtu dhe ta shihja Kosovën e vogël, por që është një vend shumë i bukur”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Ora po ashtu i ka uruar të gjithëve Pavarësinë e Kosovës.
“Para së gjithash dua të ju them urime Pavarësia, jam shumë e lumtur që jam këtu. Në fillim të karrierës kam thënë që unë jam një vajzë nga një vend i vogël dhe duhet të kem një ndikim, nganjëherë, mesazhi im është që ti ke vetëm një shans për të prezantuar veten ashtu siç do të jesh” ka thënë tutje Rita.
Në mes të tjerash Rita nuk iku pa i përmendur edhe Dua Lipan dhe Bebe Rexhën.
“Tani kemi shumë talentë të jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që ka shqiptar si Dua Lipa dhe Bebe Rexha”, ka thënë tutje Ora./Arbresh.info


https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1694902040574881/
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...