Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtarë i SHBA-ve, ishin temat kyçe në takimin që Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr, shkruan arbresh.info.
Për Kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë.
“Më lejoni të ju falënderojë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj./arbresh.info/
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...