Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përballet me “kërcënimin e konfrontimit bërthamor”.
Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë “presion maksimal” mbi Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi me armë bërthamore.
Guterres dhe Stoltenberg i bënë komentet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që është një tubim vjetor i udhëheqësve botërorë dhe zyrtarëve të lartë.
“Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ne përballemi me kërcënim bërthamor, kërcënim nga konflikti bërthamor”, tha Guterres.
“Po i referohem zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi nga Republika Demokratike Popullore e Koresë. Ato janë në kundërshtim të plotë me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe shkelje e qartë e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka refuzuar të ndalë zhvillimin e raketave bërthamore, pavarësisht sanksioneve që i ka vënë Këshilli i Sigurimit i OKB-së./gsh/
Në QKUK lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e fëmijë...
Gyökeres: Do të jetë një ndeshje e vështirë, ashtu si ajo që...
Starmer paralajmëron tensione mes SHBA-së dhe Evropës për Ir...
Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, blloka...
Nottingham Forest ‘deklason’ Chelsean, largohet edhe më shum...
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...