Një juri e madhe federale ka ngritur akuza ndaj 13 shtetasve rusë dhe tre organizatave ruse për ndërhyrje në zgjedhje dhe proceset politike në SHBA, sipas zyrës së Prokurorit të Posaçëm Robert Muller.
Sipas dokumenteve të depozituara në gjykatë, qeveria amerikane vë ne dukje se organizatat ruse kishin filluar të ndërhynin në proceset politike në Amerikë që në vitin 2014, duke vazhduar me zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Në bazë të akt-akuzës, disa prej të pandehurve, janë hequr si shtetas amerikanë duke komunikuar me zyrtarë të fushatës së zotit Trump, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të këtij fakti./voa/
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...