Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka mirëpritur marrëveshjen e Presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin.
Ai ka thënë se ky është një lajmë i mirë që më në fund përfundoi saga e demarkacionit, ndërsa thotë se bllokada 3 vjeçare duhet të shërbejë si mësim.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
“Në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, më në fund përfundoi saga e demarkacionit. Duhet sa më shpejtë të procedohet në Kuvend për ratifikim, së bashku me Aneksin e nënshkruar nga Presidentët e Kosovës dhe Malit të Zi.
Bllokada që zgjati gati 3 vjet duhet të na shërbejë si mësim dhe udhëzues për të ardhmen që për çdo çështje me interes nacional të ndërtohet konsensusi politik”, ka shkruar ai.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...