Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar një deklaratë të djeshme të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia.
Kurti ka thënë se tash çka i mbetet Kosovës është që, siç është shprehur të mos ia jap “Zajednicen” Serbisë. Por sipas Kurtit kjo nuk është e sigurt me Hashim Thaçin si president.
“Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, dje, Ministri i Jashtëm gjerman, z. Sigmar Gabriel, tha: “nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë”.
“Pra, ajo çka na mbetet neve është që të mos ia japim Serbisë ndërkohë ‘Zajednicën’ apo të bëjmë ndonjë marri të ngjashme. Por, me këtë regjim në fuqi, sidomos me Thaçin President, nuk mund të jemi të sigurt”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para