Nëse nuk keni para ose kohë për ushtrime të rezistencës dhe aerobike, pse nuk provoni të ngjiteni shkallëve?
Një studim i ri ka demonstruar se ecja shkallëve jo vetëm se e zvogëlon shtypjen e gjakut, por edhe jua forcon muskujt e këmbëve, e në veçanti te gratë pas menopauzës të cilat kanë mungesë të estrogjenit dhe q janë të prira të kenë probleme me muskuj dhe vaskulare, transmeton Telegrafi.
Ushtrimet e rezistencës me intensitet të lartë janë efektive për ta zvogëluar humbjen e forcës së muskujve si pasojë e moshës te femrat pas menopauzës.
Sidoqoftë, këto ushtrime gjithashtu e kanë potencialin ta rrisin shtypjen e gjakut te të rriturit e moshës së mesme që vuajnë nga hipertensioni ose para-hipertensioni.
Por këto efekte negative janë minimizuar duke i kombinuar ushtrimet e rezistencës me ato aerobike, ndonëse ka shumë pengesa që i parandalojnë femrat t’i gëzojnë këto efekte.
Ndër këto pengesa përfshihen mungesa e kohës, mungesa e parave, mungesa e qendrave të palestrës, moti i dobët, etj.
Në anën tjetër, ngjitja shkallëve ofron përfitime aerobike dhe i forcon muskujt e këmbëve pa pasur nevojë ta lini shtëpinë apo të paguani palestrën.
Gjithashtu me ngjitjen e shkallëve e zvogëloni edhe rrezikun e osteoporozës. /Telegrafi/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...