Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës tek rrethi, sa më lart e dinjitetshëm.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Hoti ka thënë se ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit.
Ky është postimi i tij i plotë:
“LDK e mbështet rivendosjen e Flamurit te shtetit te Kosovës tek rrethi – sa me lart e dinjitetshëm. Ky flamur duhet te vendoset ne çdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.
Ne çdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosovës, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës.
Dhe, me ndihmën e miqve, do ta veme Flamurin e Kosovës edhe ne OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”