Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së ajrit, apo siç e njohim si prania e grimcave PM10 në ajër.
Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme.
Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për metër kub.
Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të grimcave PM10 për metër kub.
Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja e ajrit është si vijon: Gazi Baba – 69 PM10 për metër kub, Rektorati – 48 PM10 për metër kub, Karposhi – 52 PM10 për metër kub, Qendra – 39 PM10 për metër kub, si edhe Milladinoci – 115 PM10 për metër kub./Telegrafi/
Vriten pesë ushtarë izraelit në Gazë
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e ...
BE-ja i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale dhe ...
Zgjedhje lokale dhe parlamentare në një ditë – PDK dhe LDK k...
Ministri i Jashtëm francez tregon arsyet se pse Franca do ta...
Kosova rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe e mposht Arme...