I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.
Në një emision në RTV21, Lladrovci është pyetur nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.
“Adem Jashari më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj
“Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhomë me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, tha Lladrovci.
Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve. Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur