Yjet e Paris Saint Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe kanë disa “privilegje” në klub, kështu beson bashkëlojtari i tyre Adrien Rabiot.
Lideri i Ligës 1 tronditi botën e futbollit në muajin gusht kur ata nënshkruan me superyllin Neymar nga Barcelona pas paguan klauzolën e tij të blerjes prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Transferimi që theu rekord botëror ishte ndjekur edhe nga marrëveshja për nënshkrimin me sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappen, i cili kaloi në formë huazimi te klubi në Paric des Princes para se t’i bashkohet në formë të përhershme për 180 milionë euro më vonë gjatë këtij viti.
“Neymar nuk e mendon vetën si një yll”, ka thënë Rabiot për L’Equipe. “Në dhomën e zhveshjes, ai është një djalosh shumë i hapur”
“Ai mund të jetë pak më shumë arrogant, por kjo nuk ka rëndësi aspak. Ai sigurisht është dikush që ka disa privilegje. Kyliani i ka gjithashtu. Kjo nuk më shqetëson mua dhe unë nuk i kushtoj aspak vëmendje. Nuk jam xheloz për asnjërin”
Pas ndeshjes ndaj Toulouses, Paris Saint Germain do të përballet në Ligë të Kampionëve me Real Madridin javën e ardhshme./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës