Deputeti i Alternativës Ilir Deda tha sot se viti në të cilin kemi hyrë do të jetë i rëndë.
Ilir Deda në kuvendin e parë zgjedhor të Alternativës tha se Kosovën po e pret një vit i rëndë.
Deda deklaroi se shumica e vitit do të jetë e rëndë për shkak të Gjykatës Speciale dhe intensifikimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.
Deputeti i Alternativës dhe njëri nga drejtuesit e saj tha se këtë vit do të ketë zgjedhje të reja dhe pas tyre do ta marrin pushtetin ata që do ta përgatisin Kosovën për BE.
Deda tha se “deri në përfundim të shtetësisë tonë duhet të kemi për interesat nacionale konsensus politik”.
Sot Alternativa do ta zgjedhë drejtuesin e saj, anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë./Gazeta Express/
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...