Fiorentina është mposhtur në takimin si nikoqir nga Juventusi.
Kampioni i Italisë ka siguruar fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë në Artemio Franchi mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili asistoi në golin e realizuar nga Gonzalo Higuain në minutën e 84′, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. 33-vjeçari është vlerësuar me notën 8.7 për paraqitjen solide mbrëmjen e sotme.
Anësori Federicio Bernardeschi që shënoi golin e epërsisë nga gjuajtja e lirë është vlerësuar me notën 7.6, ndërsa Higuain është vlerësuar me notën 7.8.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Fiorentinas, Marco Sportiello (5.6)./arbresh.info/

Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës