Modelja nga Britania e Madhe, Chloe Ayling, e cila pretendon se ishte rrëmbyer në Milano, është e mërzitur sepse askush nuk e beson atë.
20-vjeçarja thotë se ajo ishte rrëmbyer kundër vullnetit të saj në qytetin italian gjatë verës së kaluar, pasi po qëndronte atje për një set fotografik, transmeton portali arbresh.info

Lucas Herba, që po përballet me gjyqin mbi rrëmbimin e modeles, ka deklaruar ajo është rrëmbyer me dëshirë.
Avokati i Ayling, Francesco Pesce, thotë se ajo është terrorizuar, ka marrë kërcënime me vdekje dhe është e mërzitur pasi askush nuk po e beson atë.
Gjatë seancës gjyqësore, një oficer policie tha se modelja ishte droguar, prangosur dhe ishte transporuar nga një vend në një vend tjetër përmes një valixheje.

Në anën tjetër, avokati i saj tha se modelja nga Londra jugore, kishte pësuar abuzim psikik dhe fizik gjatë rrëmbimit gjashtë ditor.
Nëse rasti i rrëmbimit del të jetë i vërtetë, Herba mund të dënohet me 25 vite burg./ mirror/arbresh.info/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën