Rënia e madhe e borës në Suedi duket se do të shkaktoj probleme para ndeshjes së Arsenalit në Evropa Ligë ndaj Ostersundsit javën e ardhshme.
Arsenali do të niset për në Ostersund të mërkurën e ardhshme për të zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të 1/16-së në Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
“Topçinjtë” janë favorit për të vazhduar në raundin e ardhshëm të Evropa Ligës, por moti i ligë është duke iu shkaktuar probleme atyre. Bazuar në ‘Fotbollskanalen’, stadiumi i Ostersundsit “Jamtkraft Arena” është i mbuluar plotësisht me borë derisa ata kanë për të zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Kupës së Suedisë të premten.

Klubi ka kërkuar nga tifozët për t’i ndihmuar atyre ta largojnë borën duke iu ofruar një tiketë falas për ndeshjes e së premtes.
Pas kësaj, Ostersundsi do të përballet me Arsenalin të enjten dhe siç qëndrojnë gjërat, ndeshja mund të shtyhet për një datë tjetër.
Moti aktualisht është -9 C dhe gjyqtari mund të kërkoj nga Arsenali nëse ata dëshirojnë ta shtyjnë ndeshjen për një datë tjetër./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...