Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka shpërthyer në akuza ndaj Bashkimit Evropian pas publikimit të strategjisë.
Kjo pasi në atë raport theksohej se Serbia duhet të arrijë marrëveshje të detBeyrueshme me Kosovën, në mënyrë që t’i hapet rruga drejt anëtarësimit.
Madje Vulin i njohur për deklarata nacionaliste ka theksuar se “çështja e Kosovës nuk duhet tu lihet buroktratëve evropianë”, transmeton lajmi.net.
“Nëse kemi nevojë të arijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me dikë që ne nuk e shohim si shtetet, atëherë kjo do të jetë e vështirë”, deklaroi Vulin.“Ne nuk do ta lëmë zgjidhjen e çështjeve kombëtare serbe nga burokratët evropianë”, theksoi Aleksandar Vulin.Ndryshe, Serbia është një nga kandidatët që më së shpejti mund të bëhet anëtar i BE-së. Kjo deri në vitin 2025. /lajmi.net
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...