Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi do të kryhet, pasi që, sipas tij, nuk kemi të bëjmë me burrështetas me parime, por të interesit.
Mehmeti për Gjykatën Speciale tha se tentativa për shfuqizimin e saj, duket se e bënë ata që e kuptuan se ishin në lista.
Ai duke folur për nevojën e një klase të re politike, tha se tek ne, së pari bëhen politikanë e pastaj të pasur. Ndërsa, duke komentuar për subjektet politike, tha se si parti e të mençurve, e sheh Lëvizjen Vetëvendosjen.
Mehmeti tha se “për 10 vite, në Kosovë, ne ndërtuam një shtet ku u takon partive politike, ku është parajsë për politikan e vështirë për qytetarët”.
Publicisti madje, tha se jo që nuk ka vullnet për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por edhe po të dojë Brukseli, politikanët nuk duan bashkimin me Shqipërinë./RTV Dukagjni/Telegrafi/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...