Çdo femre kush e di se sa herë i janë shqyer tërësisht çorapet e reja. Në vijim po ju japim disa truke se si t’ju rrinë çorapet e najlonit të rrëshqitshme, ndërkaq të mos këputet asnjë fije e vetme.
Vetëm duhet t’i ndiqni këto veprime:
Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit, transmeton Telegrafi.
Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen.
Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.
Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin. Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.
Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar. /Telegrafi/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi