Njësitë e mbështetura nga SHBA, Mbrojtja Popullore e Kurdëve (YPG) të dielën njoftuan mbërritjen e një “Brigade Ndërkombëtare” të luftëtarëve të huaj për të kundërshtuar sulmet turke të Kurdistanit sirian (Rojava) në qytetin e Afrinit.
“Anëtarët e Brigadës Ndërkombëtare të luftëtarëve të YPG kanë arritur në vijën e frontit në Afrin,” tha qendra mediale e forcave kurde.
“Sulmi i shtetit turk kundër Afrinit është në kundërshtim me të gjitha instrumentet dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, transmeton portali arbresh.info
Qendra e mediave YPG citoi gjithashtu një luftëtar të huaj të lindur në Francë, i cili premtoi të mbrojë Afrinin dhe të parandalojë Turqinë nga okupimi i “tokave që janë çliruar me sakrifica të mëdha”.
Dhjetëra luftëtarë të huaj, shumica ish ushtarë britanikë apo amerikanë, kanë dalë vullnetarë për të luftuar me forcat kurdë kundër Shtetit Islamik në Siri.
Sulmi ndaj Afrinit tani ka hyrë në javën e tretë, ndërsa dhjetarë civilë, përfshirë fëmijë e gra janë raportuar nga bombardimet e sulmeve ajrore turke./Arbresh.info/
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...