Në Iran vazhdojnë protestat kundër detyrimit për të vendosur hixhab, ani pse autoritetet po arrestojnë gratë që po paraqiten në publik pa shami.
Protestat simbolike ndodhën nëpër vend këtë javë, me gratë që postojnë foto dhe video duke valëvitur shamitë në vende publike, transmeton portali arbresh.info

Kryeprokurori Mohammad Jafar Montazeri ka zvogëluar protestat e përshkallëzuara, duke thënë se ishin lëvizje ‘fëmijërore’ të nxitura nga të huajt.
Kundërshtia e grave vjen, pasi një aktiviste iraniane tha që pakënaqësia me hixhabin tregon që gratë janë duke refuzuar ndërhyrjen e thellë të fesë në jetët e tyre.
“Ne jemi duke luftuar kundër simbolit më të dukshëm të shtypjes”, tha Masih Alinejad e cila mban ueb faqen ku gratë në Iran postojnë foto të tyre pa hixhab.
Nën ligjin islamik të Iranit, i cili u miratua pas revolucionit të 1979, gratë janë të obliguara të mbulojnë kokën me shami, e njohur si hixhab, dhe të veshin rroba të gjata e të gjëra.
Shkelësit e ligjit paralajmërohen publikisht, gjobiten apo arrestohen./Arbresh.info/

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend