Historia e Gabriel përloti gjithë botën për shkak të gjestit të dashurisë së babait të tij.
I diagnostikuar me kancer në tru, 9-vjeçari nuk ka arritur që ta fitojë betejën e ashpër.
Njerëzit u njohën me Gabriel dhe dhimbjen e tij kur babai Josh J-Mash Marshall publikoi një foto që tregonte se kishte bërë në kokë tatuazh shenjën e operacionit të djalit.
Pas operacionit djalit të vogël i mbeti një shenjë e madhe e dukeshme në kokë, ndaj babi i tij vendosi që ta bënte tatuazh shenjën në mënyrë që ai të mos ndihej ndryshe.
Por Gabriel u largua nga kjo botë dhe kanceri e mundi atë. Lajmi është konfirmuar nga Marshall me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se i vogli i tij nuk arriti dot që ti mbijetonte krizës së fundit.
“Dhimbja më ka pushtuar zemrën, jo vetëm sepse humba djalin por edhe mikun tim më të mirë.”/oranews/

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...