Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres përmes raportit të fundit për Kosovën, ka kritikuar autoritetet në Kosovë për tentim-shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe kështu kërkoi nga ata që të heqin dorë nga kjo iniciativë
Përmes raportit, ai ka kërkuar që të rikthehen proceset që lidhen me punën e Gjykatës Speciale dhe procesi i demarkacionit me Malin e Zi. Një nga ngjarjet e rëndësishme që Guterres e përmendi në raportin 3-mujor ishte edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit që ndodhi muajin e kaluar.
“Në tre muajt e fundit në Kosovë ka pasur pengesa në fushat kryesore”, tha shefi i OKB’së në raport.Përpjekjet e fundit nga disa deputetë për ta shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale, gjë që e minon kredibilitetin e këtij institucioni, janë thellësisht zhgënjyese. U bëj thirrje liderëve politikë në Kosovë për të treguar angazhimin e tyre për drejtësinë dhe sundimin e ligjit”, ka dhënë mesazh të qartë Guterres në raportin që do ta prezantojë më 17 shkurt, shkruan Gazeta Express.
Guterre ka kritikuar 43 deputetët e Kuvendit të Kosovës, që me mbështetjen e Presidentit HashimThaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, kanë tentuar ta hedhin poshtë legjislacionin për Gjykatën Speciale, e cila do të jetë nën ombrellën e Bashkimit Europian për të gjykuar anëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...