Prishtina sonte është përfshi në vendet me ajrin më të pastër në botë.
Sipas matjeve të bëra nga Ambasada amerikane, sonte në ora 22:00 në Prishtinë ajri ishte 25, kurse tani është në 42, që është ajër i shëndetshëm.
Ky është një lajm i mirë për qytetarët e vendit, pasi për disa ditë përjetuan ajër jo të shëndetshëm deri në atë helmues.
Masat e ndërmarra nga Komuna e Prishtinës, dhe në veçanti sonte kushtet e favorshme klimatike, pasi ka fyer erë dhe ka rënë shi, ka bërë që Prishtina të ketë ajër të mirë, ashtu siç e kanë shumica e shteteve të Bashkimit Evropian.
Por një qytet tjetër shqiptar është duke vazhduar të ketë ajër të ndotur. Edhe sonte Tetova ka ajër jo të shëndetshëm, në shkallën 166./Indeksonline

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...