Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e anëtarit të bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po merr pjesë në takimin e radhës në Bruksel.
Temë kyçe e diskutimit të sotëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni, njofton Klan Kosova.
“Perspektiva europiane e Kosovës, por edhe e rajonit tonë është e pa-alternativë. Në kuadër të këtij angazhimi, besoj së shume shpejt ALDA, sipas kërkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e saj edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si Kosova Lindore e Maqedonia, si anetarë të kësaj organizate të rëndësishme të Europës”, ka thënë Haziri gjatë diskutimit në këtë takim në Bruksel.
Haziri ka njoftuar se Gjilani shumë shpejt do ta ketë nderin e veçante që të jetë nikoqir i takimit të radhës të Agjensionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA).
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...