Një video sa qesharake aq edhe e sikletshme është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale, pasi u xhirua nga një grua që kapi bashkëshortin e saj teksa e tradhtonte.
Gruaja kthehet në shtëpi dhe e gjen vajzën me të cilën partneri e tradhton brenda, pa pasur mundësi të lëvizte. Por, burri i saj këmbëngul se ajo është thjesht një kukull seksi, madje pretendon se mban në dorë faturën e blerjes së saj.
Një kukull seksi që ishte gati të ngjiste shkallët por nuk pati kohë.
“Kukulla e seksit” në fakt ishte duke qëndruar në një vend dhe bënte lëvizje njëlloj si të ishte vërtet prej plastike, mesa duket e mësuar me këtë rol.
Në një moment ajo dëgjohet të thotë me një ton robotik:
“Ju lutem, mos më lëndoni.”
Por për fatin e saj të keq, gruaja nuk e ka “ngrënë” këtë gënjeshtër dhe e qëllon vajzën teksa thërret se ajo është prej vërteti. Pasi “kukulla” merr disa shuplaka dhe të bërtitura nuk duron dot më dhe i kthehet.
Video ka marrë mijëra klikime dhe shpërndarje në rrjetet sociale, teksa pjesa më e madhe shkruajnë se meshkujt nuk janë aq kreativë kur vjen puna për të mashtruar, dhe zbulohen lehtë.
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...