Ka ndryshuar situata meteorologjike.
Fushat me presion të lartë të cilat ishin prezent për gati një javë janë duke u dobësuar për tu zëvendësuar me masa të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Në këto kushte sonte gjatë natës vende-vende do të ketë mundësi për riga (mënje) të dobëta shiu dhe erëra nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6m/s.
Të premten, në orët e vona të ditës erërat do të fuqizohen duke e mbajtur të njejtin drejtim shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.
Të shtunen dhe të dielen kushte më të favorshme për reshje shiu , kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor