Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, transmeton arbresh.info.
Gjatë takimit me udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës, kryeministri Haradinaj u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë./arbresh.info/
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...