Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare kushtuar Strategjisë së të ardhmes evropiane, në Vjenë ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian, Ballkanit, ShBA-së dhe vende të tjera.
Në këtë konferencë është diskutuar për strategjinë për të ardhmen e Evropës, me moton Go West – Eastern Balkan, bën të ditur komunikata për media nga Ministria e Integrimit Evropian.
Aty thuhet se duke parë se interesi i ballkanasve për perspektivën evropiane është i madh, BE do të paraqesë strategjinë për shtetet e Ballkanit për vitin 2018.
“Në takime me disa nga personalitetet e shquara, kërkova që Kosova të përfshihet në Strategjinë e BE-së për zgjerim, në pajtim me qëllimin primar të Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e vlerave integruese euro-atlantike,” është shprehur Hoxha lidhur me vizitën e saj kundrejt proceseve integruese të shtetit të Kosovës.
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabilem, ka n...
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Ministri Hoti: Ndërhyrja në ra...