Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një aktivitet të fondacionit “Qemal Stafa”, deklaroi se nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë momentit historik të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, kjo i dedikohet Partisë Socialiste.
“Ne ia dolëm aty ku shumëkush mendonte dhe propagandonte se nuk do ia dilnim dot. E përfshimë reformën në drejtësi në program me bindjen se koha e kishte vënë në rend dite. Nëse sot Shqipëria është më afër se kurrë momentit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, kjo i dedikohet Partisë Socialiste, kësaj force politike që e mori në sy sfidën dhe rrezikun”, u shpreh kreu i qeverisë, shkruan Top Channel.
“Sot, sfida për ta bërë Shqipërinë më të mirë është një sfidë që është thellësisht në dorën tonë. Përmes realizimit në terren të kësaj reforme të pandalshme. Çfarë ka ardhur më pas ka provuar pandalshmërinë e saj”, shtoi Rama./Top Channel/
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri