Papa Françesku ka vizituar Bazilikën ukrainase në Romë, duke bërë lutje për katolikët që janë vrarë në Ukrainë për shkak të besimit të tyre gjatë udhëheqjes sovjektike.
Gjatë vizitës së tij në Shën Sofia, papa u ka thënë besimtarëve se i kupton vuajtjet e tyre për shtetin e tyre, që po përballet “me luftë dhe probleme ekonomike”.
Ai po ashtu është lutur që të përfundojë konflikti i armatosur në lindje të Ukrainës.
Nga prilli i vitit 2014, në lindje të këtij shteti kanë vdekur më shumë se 10,300 persona, gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kontrollojnë disa pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk.
“I bëjë lutje Princit të Paqes të ndalojë armët”, ka thënë ai.
Shën Sofia ishte ndërtuar më 1963, derisa Papa Françesku është i treti person me pozitë të tillë që e viziton këtë vend.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...