Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull.
Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë deri ditën e premte, ku më tej masat e ajrit me origjinë nga juglindja do ta ndryshojnë këtë situatë, duke krijuar kushte për vranësira të dendura dhe reshje shiu, kurse në vise të larta edhe reshje boreShtypja e lartë atmosferike do të mbetet e qëndrueshme edhe për 4 ditët e para të javës vijuese.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan