Eventi madhështor “ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë.
Rreth 300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për tu njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare, shkruan klan.tv
Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës. Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale.
Pjesë e këtij eventi ku nuk mungoi kamera e “Jo vetëm modë” ishte edhe grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, Mario.
Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi.
Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip.
“E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri./TvKlan/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...