Përgatitjet për Kongresin e parë të Lëvizjes BESA po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, ka deklaruar Bilall Kasami nga kjo parti, duke iu bë thirrje krahut tjetër apo siç u shpreh ai “grupit të pakënaqur” që të kyçen në procesin e formimit të organeve partiake dhe të paraqesin kandidaturat e tyre për Kongresin e parë të partisë.
Sipas Kasamit kjo do të shndërronte këtë Kongres në një garë të shëndoshë demokratike. Këto komente Kasami i bëri pas hapjes së zyrave të reja të partisë në Shkup. Ndërkohë kohë më parë i ashtuquajturi “Krahu i Shkupit”, akuzoi Kasamin dhe mbështetësit e tij se kanë demoluar zyrat qendrore të partisë të vendosura në qendrën tregtare Mavrovasja./telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër