Borussia Dortmund ka vazhduar me rezultate negative në këtë sezon.
Dortmund ka barazuar në shtëpi me skuadren Freiburgut, me rezultat 2 me 2, shkruan arbresh.info.
Skuadra vendase e filloi për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e nëntë, nëpërmjet mesfushorit japonez, Shinji Kagaëa.
Por, që nga shënimi i golit Dortmundi nuk bëri më asgjë në takim.
Freiburg pas vetëm 12 minutash arriti që ta barazonte rezultatin nëpërmjet sulmuesit, Nils Petersen.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vendasit tentuan të shënojnë golin e dytë, nëpërmjet sulmuesit në ikje, Pierre-Emerick Abuameyang, por që nuk ia arritën.
Kur nuk shënon, pëson është ligji i pa shkruar i futbollit, dhe këtë e pësoi gjiganti gjerman.
Freiburg arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 68, përsëri nëpërmjet sulmuesit, Nils Petersen, i cili parabolloi portieri nga një distancë prej 30 metrave.
Megjithatë, Dortmund nuk u dorëzuar dhe arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 90, nëpërmjet futbollistit Jeremy Toljan, për rezultatin 2 me 2.
Me këtë barazim Dormtund renditet në pozitën e pestë me 31 pikë, ndëra Freiburg në të 12 me 24 pikë. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...