Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka reaguar për largimin e flamurit kombëtar te rrethi në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Ai ka sqaruar se përse është zëvendësuar flamuri kombëtar në Prishtinë dhe se kush e ka bërë këtë veprim.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Sot në mëngjes më lajmëruan se flamuri kombëtar te rrethi është larguar nga persona të panjohur dhe është vendosur nje flamur tjetër i offside-it.
Pas daljes së inspekcionit në vend të ngjarjes është kuptuar edhe kompania e më vonë edhe qëllimi. Kjo ishte nje protestë artistike e artistit Driton Semani. Me vonë e gjeta edhe shpjegimin që po e bashkangjes këtu.
Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qendrim të një artisti.
Offside!!!”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve