Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare pos koncerteve dhe këngëve të reja, po vazhdon të korr suksese të reja.
Ajo së fundi ka bërë të ditur për një arritje të re me këngën “New Rules”, e cila po konsiderohet edhe si një himn i ri për femrat.
Këngëtarja ka pohuar përmes rrjeteve sociale se kënga është renditur në vendin e parë në listën e 40 radiove më të rëndësishme të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
“New Rules zë vendin e parë sot në top 40 radiot e SHBA-ve. Sot është një ditë e mirë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Lipa.
Kjo e fundit është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe në albumin e dytë pas suksesit të arritur me debutuesin, i cili u zgjodh si më i miri i vitit të kaluar.
Ndryshe, “New Rules” po vazhdon të dëgjohet në YouTube, ku deri më tani ka kapur shifrat prej mbi 944 milionë shikimesh. /Telegrafi/
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...