Ambasada e Francës në Prishtinë nuk e hedh poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mos dhënie të vizave nëse vazhdojnë ta përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas tyre, as që mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë ta kalojë pa pasoja.
“Sanksionet janë të mundshme nëse situata e kërkon atë. Por, ato mund të diskutohen dhe duhet të vendosen vetëm brenda kornizës evropiane. Nuk mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë të kalojë pa pasoja. Ne mendojmë se arsyeja do të mbizotërojë, sepse është në interes të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës për gazetën “Zëri”.
Ndërsa zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar se Gjykata Speciale do të ndihmojë për sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës, përderisa kanë kërkuar nga Kuvendi që ta miratojë sa më parë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Gjykata Speciale do të ndihmojë në sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës të shumë etnive dhe është hap jetik për të ardhmen evropiane të Kosovës. Kundërshtojmë projektligjin i cili po diskutohet tani dhe i përsërisim thirrjet tona drejtuar udhëheqësve institucionalë, udhëheqësve partiakë dhe anëtarëve të Kuvendit të heqin dorë nga shfuqizimi apo amendamentimi i çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën Speciale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane./Zëri/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...