Manchester United ka siguruar kualifikimin në raundin e pestë të FA Cup me një fitore të lehtë 4 me 0 ndaj Yeovil Town mbrëmjen e sotme (e premte) në ndeshjen e zhvilluar në Huish Park.
Marcus Rashford, Ander Herrera, Jesse Lingard dhe Romelu Lukaku realizuan të gjithë në fitoren e lehtë të Manchester United ndaj kundërshtarit që është pjesë e ligës së dytë, transmeton portali arbresh.info.

Alexis Sanchez gjithashtu asistoi në debutimin e tij pas finalizimit të transferimit nga Arsenali në fillim të javës duke i dhuruar një natë perfekte trajnerit Jose Mourinho, i cili sot ka festuar ditëlindjen e 55-të.
Edhe pse të gjithë kishin sytë nga Alexis Sanchez, ishin të parët mysafirët që rrezikuan portën e “Djajve të Kuq”.
Megjithatë, ata arritën të mbajnë portën e pastër dhe vazhduan dominimin gjatë gjithë ndeshjes./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë