Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po akuzohet se nuk ka paguar komisionerët për raundin dytë të zgjedhjeve të vitit 2017, megjithatë, kjo e fundit ka thënë se ka paguar të gjithë por nuk ka mohuar se mund të ketë ndonjë rast.
Shuma e cila parashihej të paguhej për këtë periudhë kohore, ishte 100 euro bruto, nga e cila është paguar vetëm trusti por jo edhe pagesa. Kështu ka thënë një qytetar , i cili gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve punoi si komisioner.
Ai po ashtu ka shtuar se kërkesa e komisionerëve lidhur me këto pagesa, nuk është shqyrtuar, madje ata as nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këto ankesa.
Ndërsa, në anën tjetër zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pagesat janë bërë, por ndonjë anashkalim mund të ketë ndodhur vetëm në rast se të dhënat e dërguara nga ana e komisionerëve kanë qenë jo të sakta.
Po ashtu, ka konfirmuar se është i gatshëm t’u përgjigjet ankesave të adresuara.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ka qenë me datën 19 nëntor.
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...