Zyra e Prokurorit Disiplinor të Kosovës ka mbetur pa drejtor. Kjo pasi drejtori i deritashëm, Zef Prendrecaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Ish- drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj të hënën është dekretuar si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Po të njëjtën ditë ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes nga pozita e të parit të ZPD-së.
Arbresh.info ka siguruar letrën e dorëheqjes së Prendrecajt, dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në dorëheqjen e tij, Prendrecaj përveç që cek arsyen e dorëheqjes së tij nga kjo pozitë, ka rekomanduar edhe zëvendësuesin e tij.
Ai ka rekomanduar që zëvendësimin e tij ta bëj prokurori disiplinor Arianit Salihu.
Propozimi i Prendrecajt është aprovuar nga dy këshillat, të cilët e kanë emëruar si zëvendësues Arianit Salihun deri në caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ZPD-së.
Prendrecaj ishte emëruar në krye të Zyrës së Prokurorit Disiplinor në qershor të vitit 2012./Arbresh.info/ Gita Lushi


KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...