Gjyqtarja Rosemarie Aquilina ka dënuar ish-doktorin e ekipit amerikan të Gjimnastikës, Larry Nassar me 175 vjet burg për abuzim seksual.
Një ish-mjek i Michiganit, i cili u përmend për reputacionin e tij dhe hijeshinë personale në vitet e abuzimit seksual të gjimnastëve olimpikë dhe grave të tjera të reja, u dënua të mërkurën pas deklaratave të më shumë se 150 viktimave, transmeton portali arbresh.info.
Gjyqtarja Rosemarie Aquilina dënoi Larry Nassar nga 40 deri në 175 vjet burg në ditën e shtatë të një seance të jashtëzakonshme që i ka dhënë vajzave, dhe grave të reja dhe prindërve të tyre një mundësi për t’u përballur me Nassar në gjykatë.
“Zotëri, unë po ju jap 175 vjet burg, që është 2100 muaj, sapo nënshkrova urdhrin tuaj të vdekjes”, “Unë e kam kuptuar se ju nuk e kuptoni ketë situatë, ju jeni një rrezik. Ju mbeteni një rrezik,” kështu i ka thëne gjyqtarja abuzuesit.
Aquilina tha se ishte “nderi dhe privilegji” i saj për të dënuar Nassar./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/CBSNews/videos/10155441914735950/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...