Revista e njohur Vanity Fair ka lëshuar në treg kopertinën e fundit ku paraqiten ylli i televizonit Oprah Winfrey së bashku me aktoren e njohur Reese Witherspoon.
Në edicionin e 24-të të revistës, Oprah ka pozuar për fotografen e njohur Annie Leibovitz përkrah listës a të aktorëve të Hollivudit si Robert De Niro, Nicole Kidman, transemton Daily Mail, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht që fotografitë janë të mrekullueshme, është vërejtur një ndërhyrjen e madhe me fotoshop e cila nuk kaloj pa u vënë re.
Në njërin nga fotografitë, Oprah njëren dorë e ka në bel, një tjetër në prehër dhe dora e saj e tret është e vendosur në belin e aktores Rees.
Një tjetër dështim në fotoshop është vënë re edhe tek aktorja Rees e cila në imazhin e kopertinës del të jetë me tri këmbë.
Reagimet dhe talljet ishin të shumta nga ana e fansave duke bërë që aktorja Reese Witherspoon të reagonte.
“ Në rregull… tashmë të gjithë e kuptuat që unë kam tri këmbë, shpresoj që të më pranon kështu si jam” u shpreh Rees duke u tallur./Arbresh.info/





Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...